Donacionet u dhanë me garanci

Banesat e ndërtuara me paratë e donacioneve do të zbatojnë kodet europiane të sigurisë dhe standardet më maksimale të cilësisë. Qeveria shqiptare dhe donatorët kanë nënshkruar një deklaratë mirëkuptimi, e cila liston një sërë parimesh se si do të përdoret fondet e grumbulluara nga donatorët si ndihmë ndaj Shqipërisë. Sipas deklaratës, i gjithë programi kombëtar i rindërtimit duhet të jetë transparent. Kriteret e tenderit për ndërtimin e banesave, menaxhimi financiar dhe kontrolli i fondeve duhet të përcaktohen në mënyrë të qartë para zhvillimit të garës.

Po kështu, në dokument saktësohet se përzgjedhja e familjeve që përfitojnë banesë duhet të bëhet mbi kritere të mirëpërcaktuara dhe do të jetë e hapur për verifikim edhe nga institucionet e pavarura, përfshirë vetë donatorët.
Në dokument qeveria ka rënë dakord që procesi i rindërtimit të banesave do të udhëhiqet nga pjesëmarrja e banorëve përfitues. Çdo vendim duhet të merret në konsultim me banorët, veçanërisht në ndërtimin e pallateve të cilat përfshijnë shumë familje.

Një ditë më parë donatorët mobilizuan 1.15 miliardë euro si ndihme për të rimëkëmbur Shqipërinë nga dëmet e tërmetit të 26 nëntorit. Sipas të dhënave paraprake, ende të pa zyrtarizuara përfundimisht, paketa e financimit përfshin 800 milionë euro kredi të buta dhe 300 milionë euro grante falas. Të gjitha këto para do të përdoren për ndërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti, veprave publike të dëmtuara dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?