(VIDEO)Donald Lu ia merr këngës. Ambasadori i SHBA, relaks pas “Vetting”-ut

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që çertifikoi ligjin e Vetingut, më të rëndësishmin e reformës në drejtësi, i dha kohë për të pushuar ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe stafit të tij, përfshirë këtu edhe ekspertin e OPDAT, John Smibert.

I angazhuar me kohë të plotë, në një vit jo pak të vështirë, me shumë zhvillime politike dhe në mënyrë të veçantë me fokus tek reforma në drejtësi, Lu dhe stafi iu bashkuan atmosferës së festave të fundvitit.

Në këtë video ata shfaqen me instrumenta muzikorë fëmijësh në duar dhe veshjet me ngjyra festive dhe kanë risjellë një version aspak tradicional të këngës së fundvitit për fëmijë “Ja na erdhi Viti i Ri”.

Stafit të Ambasadës Amerikane në Tiranë i është bashkuar një grup muzikor nga Elbasani, ALAR Band, që uron një vit të ri të mbarë për të gjithë shqiptarët.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=3FU06E6axks&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP