Donald Trump largohet nga Zyra Ovale mëngjesin e 20 janarit me ”Air Force One”

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të largohet nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën në mëngjes, më 20 janar, disa orë para ceremonisë të betimit të Joe Biden ai presidenti i 46-të i SHBA dhe që do të marrë detyrën në ”1600 Pennsylvania Avenue”, raportuan burimet e administratës, njoftuar nga media të ndryshme amerikane.

”Marine One”, helikopteri presidencial, do të shoqërojë për herë e fundit presidentin Trump në bazën ”Andrew” ku e pret fluturimi i fundit me avionin ”Air Force One”, në bordin e të cilit ai do të udhëtojë për në Florida, në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago, West Palm Beach.

Në pistën e bazës do të zhvillohet një ceremoni lamtumire me tapet të kuq, shoqëruar nga një bandë ushtarake dhe gjuajtje me top.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa anëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë do e ndjekin për në Florida, ku do të vazhdojnë të punojnë për ish-presidentin dhe familjen e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?