Donarti nuk ia doli dot! Babai jep lajmin e rëndë, humb jetën 4-vjeçari me sëmundjen e rëndë

Ka ndërruar jetë vogëlushi Donart Ahmeti nga Mitrovica, pas një përballje të gjatë me sëmundjen, shkruan Reporteri.net.

Lajmin për vdekjen e Donartit të vogël e ka dhënë vetë babai i tij, engjulli i të cilit dha frymën e fundit rreth orës 16:20 të ditës së sotme.

“Miq e dashamirë ju njoftojmë se sot Donart Ahmeti ka ndërruar jetë, me datën 28.11.2019, në orën 16:20. U prehsh në paqe engjulli jonë”, thuhet në njoftimin e Fidan Ahmetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për 4 vjeçarin i cili vuante nga sëmundja e Polyendocrinopathy, ishin mbledhur plot 95 mijë euro, sa i duheshin për ta dërguar për shërim jashtë vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ishte dërguar për shërim në Turqi, megjithatë nuk kishte arritur të mbijetojë, duke lënë në pikëllim të thellë, miq, familjarë e qytetarë të shumtë të vendit të cilët kishin bërë çmos për shërimin e tij. /Reporteri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?