“Dora e gjatë e Ramës”, Kryemadhi: Njeriu që nuk ka firmosur kurrë në 8 vite, ka vënë firmën për të tre inceneratorët

LSI-ja e ka kthyer në betejën e tyre politike skandalin e inceneratorëve. Monika Kryemadhi thotë se njeriu që nuk ka firmosur kurrë në 8 vite, ka vënë firmën për të tre inceneratorët.

“Zoti Rama ka bërë firmosjen e lejes së ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit. Ju e dini shumë mirë që gjatë 4 vjecarit të kaluar zoti Rama jo vetëm këtij 4 vjecari por dhe atë tjetrin që kaloi ka qenë kryeministri që nuk ka firmosur fare vendime, përkundrazi të gjitha vendimet që merreshin në qeveri firmoseshin nga Niko Peleshi. Kjo është leja e ndërtimit që është dhënë për inceneratorin e Elbasanit.

Më pas për inceneratorin e Fierit ky është bonusi që zoti Rama i ka dhënë firmës, e cila nuk hyri kurrë në garë për inceneratorin e Fierit, i dha 8 pikë maksimumin me vendim qeverie. Ky zotëria spara ishte asnjëherë në mbledhjet e qeverie për të firmosur por dora e tij e gjatë ka firmosur për inceneratorin e Fierit.

Dhe më pas vazhdojmë për inceneratorin e Tiranës e cila është gropa më e madhe e skemës së inceneratorëve që ka dhënë leje me kusht në 2019. Por nuk është vetëm kjo”.

SHKARKO APP