“Dorë e brinjë të thyera” pas sherrit në plazh, si e pësoi vlonjati që kishte dalë për vrap
Një 38-vjeçar nga Vlora konfliktohet me tre persona teksa bënte vrap në mëngjes dhe përfundon në spital.
Policia e Vlorës sqaron se ai është dhunuar me mjete të forta nga tre persona të paidentifikuar pas një sherri për motive të dobëta.
DEKLARATA E POLICISË
Më datë 16.08.2017, Salla Operative Vlorë Njoftohet nga Spitali Rajonal Vlorë se atje kishte shkuar një shtetas i cili kishte dëmtime në dorë edhe në brinjë, me mjet prerës.
Policia ka shkuar menjëherë, dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar të jetë shtetasi K.D., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili duke bërë vrap në “Plazh të vjetër”, tre shtetas (të panjohur prej tij dhe të paidentifikuar ende nga policia), i janë afruar dhe për motive të dobëta kanë nisur të konfliktohen.
Gjatë konfliktit të çastit, tre shtetasit e kanë goditur shtetasin K.V., me mjete të ftohta prerëse, dhe janë larguar.
I dëmtuari pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ka qënë jashtë rrezikut për jetën është larguar për në banesën e tij.
Policia po vazhdon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorëve.

