Dorëheqja e Alibeajt, Bejko: S’na njoftoi, Berisha të ikë urgjent dhe PD të nis një riorganizim

Ish-kandidati i PD-së zyrtare për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko thotë se dorëheqja e Enkelejd Alibeajt ishte e papritur.

“Z. Alibeaj nuk e ka diskutuar me askënd dorëheqjen. E ka dhënë vetë. Dorëheqja zhvendosi debatin, sepse tema e ditës duhet të ishte ajo e Berishës nga pala tjetër që kishin si objektiv fitoren.

Ai dështoi në mënyrë të plotë, tha që gjoja do të mbronte votat e shqiptarëve dhe do të fitonte. Gjithsesi z. Alibeaj është një personazh me karakter dhe zbatoi vendimin e Kryesisë së PD që menjëherë pas zgjedhjeve i mbaronte mandati Alibeajt dhe niste ristrukturimin”, tha Bejko.

Ai bëri thirrje që riorganizimi i PD të nisë urgjent. “Atij që i lëviz fijet në PD që një orë e më parë të nisin procesin në PD. Procesi të drejtohet nga një grup kolegjial dhe jo nga një individ. Demokratët të bashkohen dhe të vijnë”, u shpreh Bejko.

SHKARKO APP