Dorëhiqet drejtori i LSI. Kreu i ISHMP, Ergys Agasi
Kreu i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Ergys Agasi ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra. Në një mesazh në Facebook, Agasi ka falënderuar ministrin Lefter Koka për përkushtimin dhe vizionin në krye të Ministrisë së Mjedisit.
Agasi është emëruar në këtë detyrë në vitin 2013, në bazë të marrëveshjes PS-LSI për qeverisjen e përbashkët.
Mesazhi i Agasit në Facebook.
“Keto 4 vite, ne krye te institucionit te ISHMP mund te them me bindje se kane shenjuar reforma thelbesore ne misionin e objektivat e ketij institucioni !
Falenderoj ne kete dite te fundit te punes sime, ekipin e ISHMP ne rang vendi, nga drejtuesit deri te inspektoret e terrenit, per profesionalizmin dhe perkushtimin e tyre ne misionin tone ne mbrojtjen e mjedisit!
Privilegj te bashkepunoja me Ministrin Koka, i cili me dha besimin te drejtoja nje institucion te rendesise vecante. Fale vizionit te tij per reformen institucionale administrative te nderrmarre ne Ministrine e Mjedisit, u krijua ISHMP institucion shteteror qe u rrit e konsolidua duke perballuar sfidat me te veshtira ne fushen e mjedisit
Fjalet nuk jane mjaftueshem per te falenderuar nje lider vizionar si Ministri Koka!”

