Dorëhiqet kryetarja e gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Durrës

Kryetarja e Gjykatës së re të Rrethit Gjyqësor në Durrës, Joana Qeleshi, ka dhënë dorëheqjen për shkak se do të angazhohet në sektorin privat.

Kryetarja e Gjykates së rrethit Gjygjesor në Durrës shprehet që i është dhënë mundësia për të punuar në sektor privat.

“Pavarësisht pasionit tim për profesionin e gjyqtarit, duke qenë se më është ofruar një mundësi profesionale me preferencën dhe ekspertizën time në fushën e Shoqërive Tregtare, kam vendosur të ndjekë një stad të ri në karrierën time, duke iu përkushtuar sektorit privat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mundësia që më është ofruar në këtë sektor në pozicionin e Drejtores Juridike pranë Spitalit Amerikan, paraqitet si sfidë e re profesionale për mua”, shkruan ajo tek letra e dorëheqjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?