Dorëhiqet pedagogu që u akuzua nga studentët se kërkonte favore seksuale

Pak ditë pas lakimit të emrit të tij nga studentët në protestë se kërkonte favore seksuale në këmbim të provimeve, Th. N, një nga pedagogët e Universitetit Politeknik ka dhënë dorëheqjen.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë studentët e pranishëm gjatë mbledhjes që po zhvillohet në këtë fakultet, ndërsa në një video të siguruar nga “BalkanWeb”, ata dëgjohen teksa brohorasin.

Kujtojmë se para pak ditësh studentët nga protesta publikuan një listë pedagogësh, sipas të cilëve kërkonin para dhe favore seksuale në këmbim të provimeve, në mesin e të cilëve figuronte edhe pedagogu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?