Dorëzimi i librave “falas” – Ministria e Arsimit, urdhër shkollave të nisin me vlerësimin e teksteve

Nxënësit e shkollave fillore nga klasa e I  në të IV, të cilët përfituan libra “falas” në fillim të këtij viti shkollor, do i duhet të  përgatiten për dorëzimin e tyre . Ministria e Arsimit urdhëron institucionet arsimore vendore , përgjegjëse për arsimin parauniversitar, që  të nisin me procedurat  për vlerësimin  dhe administrimin  e teksteve shkollore të cilat u dhanë  në përdorim falas në shtator  të vitit 2018.

Sipas Ministrisë  së Arsimit, nxënësit duhet t’i dorëzojnë tekstet menjëherë  pas  përfundimit të vitit mësimor,  ndërkohë që më pas  komisioni i administrimit të teksteve shkollore do të nisi  vlerësimin e gjendjes fizike të teksteve  duke identifikuar nevojat për tekstet të reja. Ndërkohë që nxënësit  do të pajisin për vitin e ardhshëm  me tekste të përdorura me të njëjtin përpjesëtim me ato që kanë dorëzuar  në  fund të vitit ndërsa  pjesa tjetër do të  plotësohet me të reja. Ministria e Arsimit,  në nisje të vitit  shkollor 2018-2019,  shpërndau   për 190 mijë nxënës të arsimit fillor tekste  të cilat janë vetëm për përdorim falas, pavarësisht propagandës  së  përdoruar në nisje të viti shkollor ,  ndërkohë që nxënësi është i detyruar ti dorëzojë sërish në shkollë .

Nëse libri është dëmtuar, nxënësit do te paguajnë vlerën e tij sipas çmimit të katalogut.  Fatura financiare e qeverise për të mbuluar me tekste të ashtuquajtura falas për  arsimin fillor kapi vlerën prej   270 milion lekësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?