Dorëzohet gjysma e “grupit të zjarrit”, Policia tërhiqet nga Lazarati, shkak errësira

Fillon vetë-dorëzimi i të kërkuarve në Lazarat. Eligent Basha, 21 vjeç, preferoi t’i dorëzohej i pari policisë dhe pas tij edhe katër të tjerë. Dy orë pas mësymjes në Lazarat, ërrësira e ka detyruar policinë të ndërpresë pas dy orësh, operacionin për kapjen e personave të armatosur. Ndërhyrja e policisë do të fillojë sërish nesër në mëngjes, ndërsa janë vendosur kamera temrika rreth fshtatit për të parandaluar  çdo lëvizje të mundshme nga grupi i zjarrit. Mbi 400 forca speciale dolën rreth orës 21.00 nga Lazarati, duke e mbajtur atë në mbikqyrje të çdo lëvizje, deri sa të zbardhet dita.  Eligent Basha u arrestua nga policia në hyrje të Lazaratit dhe ishte i pari që i dorëzua nga grupi i armatosur.  Basha ndodhej në mjetin tip Benz i shoqëruar nga dy djem të tjerë. Pas tij u dorëzua Sinan Rabaj, dhe i radhës që u paraqit pranë uniformave blu ishte Denis Mahmutaj. Më pas u vetë-dorëzuan dhe Xhemal Gjini 18 vjeç, dhe Fatmir Gërveshi. Por babai i këtij të fundit, është shprehur publikisht se djali i tij  nuk ka lidhje me ngjarjen dhe ndihmoi që të dorëzohej pas publikimit të emrit. 

Nëse grupi i armatosur që sipas policisë nuk është dorëzuar deri mbrëmjen e sotme dhe qëndron në Lazarat, do t’i kundërpërgjigjet policisë me armë, policia është shprehur e vendosur se do t’i asgjësojë ata. Është kërkuar edhe ndihma e të afërmve të tyre, që t’iu bëjnë thirrje të dorëzohen dhe të lajmërohen mbi rrezikun që i pret nëse rast se do të tentojnë të qëllojnë uniformat blu. Operacioni i FNSH-së dhe RENEA-s  do të nisë nesër për shkak të errësirës dhe rrezikshmërisë së terrenit. Gjatë natës janë vënë në funksion kamerat termike si dhe pajisjet e tjera të teknologjisë amerikane për të mbajtur nën kontroll situatën.

Pas të dorëzuarve të parë, nga lista e të kërkuarve me tërheqjen e policisë, në pranga përfunduan me radhë edhe Xhemil Gjollesha , Fatmir Gerveshi, Zhaklin Derxho, Gurim Skënderi, Albon Meçi, Jeton Kalemi. Me pjesën tjetër të “grupit të zjarrit” që nuk është dorëzuar ende, policia do të presë zbardhjen e ditës për të nisur operacionin radhës. Ministri Sajmir Tahiri raportohet se prej ditës së sotme ndodhet në Gjirokastër ku po ndjek nga afër aksionin. Po ashtu edhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit, si dhe 400 forcat të RENEA e FNSH që kanë rrethuar prej mëngjesit fshatin e Lazaratit.   

Dorëzimet janë bërë fill pasi Forcat Speciale RENEA nisën rreth orës 19:00 mësymjen në Lazarat. Trupat e para kanë hyre në fshat.  Policia është e  vendosur ta çojë operacionin deri në fund, deri ne kapjen e të gjithë personave të armatosur që sulmuan policinë. Nëse grupi i armatosur do t’i kundërpërgjigjet policisë me armë, policia i ka paralajmëruar se këtë herë është e vendosur t’i asgjësojë pa asnjë hezitim.

Plot 400 forca policie nisën aksionin në Lazarat dhe pas disa orë vëzhgimi, në fshatin rebel janë futur blindat, forcat speciale dhe snajperat kanë rrethuar fshatin. Sipas Policisë së Gjirokastrës, janë 21 persona që duhet të dorëzohen sa më shpejt, pa kushte, shumica e tyre 19 dhe 21 vjeçar. Dyshohet se ata vazhdojnë të qëndrojnë në zonën e quajtur si “Ish Pularia” në Lazarat. Emrat e këtyre personave janë identifikuar nga policia dhe u bënë publike, njëherësh me thirrjen për t’u dorëzuar. Policia e Gjirokastrës njëkohësisht u ka kërkuar banorëve të fshatit të distancohen nga këta persona të armatosur, të cilët ose duhet të dorëzohen, ose nëse vendosin të qëllojnë sërish mbi forcat RENEA, fati i tyre do të jetë tragjik.

Emrat e 21 personave që sulmuan policinë

1.    Arbion Aliko, 20 vjeç

2.    Alban Aliko, 18 vjeç

3.    Bervin Basho., 22 vjeç

4.    Edmond Boci, 48 vjeç

5.    Zhaklin Derxho, 18 vjeç

6.    Xhuljano Nuri, 22 vjeç

7.    Gurim Skënderi, 29 vjeç

8.    Xhemal Gjini, 18 vjeç

9.    Fatmir Gërveshi, 20 vjeç

10.    G.B., 17 vjeç

11.    Jeton Kalemi, 21 vjeç

12.    Rustem Mahmutaj, 20 vjeç

13.    Albon Meçi, 20 vjeç

14.    Denis Mahmutaj, 19 vjeç

15.    Xhemil Gjolleshi, 20 vjeç

16.    Sinan Rabaj, 30 vjeç

17.    Eligent Basha, 21 vjeç

18.    Albi Mahmuti

19.    Sevo Shurdhi

20.    Endush Aliko

21.    Ani Hiri.

SHKARKO APP