“Dorëzohet” piloti italian: Erdha të shihja pistën, do transportoja 200 kg hashash
Piloti italian Guido Andrea Guidi është ‘dorëzuar’ përpara policisë dhe ka pranuar se ka ardhur në Shqipëri për të provuar pistën e improvizuar në grykwderdhjen e Ishmit, për t’u kthyer një muaj më vonë me qëllim transportimin e 200 kg lëndë narkotike. Mediat raportojnw se kanë zbuluar se piloti italian ka deklaruar në polici se e kishte ulur sot avionin në Ishëm për të provuar terrenin dhe më pas do të largohej.
Dëshminë e pilotit e bëri publike pak më parë në emisionin “Opinion” edhe gazetari Artan Hoxha i cili deklaroi: “Nuk e vë në dyshim që ky avion ka ardhur për të tentuar të transportojë një ngarkesë lënde narkotike. Është një formë transporti e njohur. Grupet e fuqizuara kriminale i kanë potencialet për ta bërë këtë gjë. Gjatë deklarimeve që ka dhënë sot pasdite shtetasi italian, ai ka deklaruar se kam ardhur në Shqipëri për të provuar nëse funksionon pista. Kam ardhur për të provuar pistën dhe plani im ka qenë që të kthehem dhe të transportoj një sasi prej 200 kg drogë.”
Ndërkohë, sipas dëshmisë së dhënë për prokurorët e Krimeve të Rënda, piloti italian ka mohuar të ketë lidhje me trafikun e drogës.
KOHA JONË SONDAZH

