Doshi, kthim në PS?!

 

 Tom Doshi duket se kerkon rikthimin ne grupin parlamentar te PS. Kryetari i Grupit Parlamentar socialist Gramoz Ruci dhe deputeti Tom Doshi, i përjashtuar nga partia më e madhe qeverisëse në vend, kanë zhvilluar një takim kokë më kokë në hotel Sheraton në Tiranë, pas seancës parlamentare ku mbajti një fjalim përshëndetës Presidenti i PE-së Martin Schulz.

Takimi ka zgjatur rreth 60 minuta, por asnjë nga protagonistët nuk ka pranuar të bëjë publike temën e bisedës.

Ky është takimi i parë që deputeti Doshi zhvillon publikisht me drejtues të grupit parlamentar socialist, që nga koha kur ai u përjashtua nga ky grup.

Doshi prej disa muajsh gjendet përballë një procesi gjyqësor pas akuzave për një atentat të denoncuar prej tij, ndërsa seanca e sotme ishte e dyta që deputeti i Qarkut të Shkodrës merrte pjesë në Kuvend që nga koha që ai u përball me drejtësinë.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Gramoz Ruci e ka kaluar komentin e takimit me një batutë që si qytetar i lirë mund të pinte kafe edhe me Berishën.

Nuk dihet nëse ky takim i Rucit me Doshin ka të bëjë me një ofrim të tij sërisht në Grupin Parlamentar socialist, apo është thjesht një takim rutinë mes dy deputetëve. Apo lidhet me nje ftohje mes Rames e Metes dhe sa here ka akull mes tyre fusin dike qe te krijoje diversion?

SHKARKO APP