Dosja “21 Janari”, Zaganjori: Do trajtohet shumë shpejt

Dosja e 21 Janarit 2011  do të trajtohet së shpejti, tha kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori por pa dhënë një datë të saktë.

Në një bashkëbisedim me gazetarët paraditen e sotme në ambientet e Gjykatës së Lartë, Zaganjori u shpreh se relacioni i dosjes është bërë dhe është shpërndarë tek anëtarët e Kolegjit Penal të cilët kanë pasur takim lidhur me këtë çështje.

Xhezair Zaganjori: Mendoj se çështja do trajtohet shumë shpejt. Duhet të kemi parasysh ngarkesën e madhe që ka ajo. Është shumë volumizone. Me sa jam në dijeni është bërë relacioni dhe është shpërndarë anëtarëve të Kolegjit Penal dhe kolegji ka pasur takime lidhur me këtë çështje.  Më është thënë që shpejt çështja do të trajtohet. Ka dhe një specifikë që do të bëhet pa shpallje në dhomën e Këshillimit. Tani i takon gjyqtarëve kur mendojnë se ka ardhur koha të mblidhen të marrim vendimin përkatës. Relacioni është bërë dhe është shpërndarë. Jam në dijeni që shpejt do trajtohet”./Ora

SHKARKO APP