Dosja 5D/ GJKKO shpall vendimin, ja sa vite u dënuan katër prej të pandehurve

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin në lidhje me fraksionin e dosjes “5D”, konkretisht për të pandehurit Deborah Keçi, Teuta Guri, Renaldo Gjerasi dhe Jetjon Mera.

Debora Keçi dënohet me 1 vit burg, me gjykim të shkurtuar 8 muaj burg, pezullim dhe shërbim prove 16 muaj, heqje e masës së sigurimit detyrim paraqitje. 5 vite jashtë funksioneve funksioneve publike.

Deborah Keçi, e cila është dënuar për shkelje të barazisë në tendera, është dënuar me 1 vit burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 8 muaj burg. Dënim që në fund është konvertuar në 60 orë punë në interes publik dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë tre personat e tjerë, Teuta Guri, Renaldo Gjerasi dhe Jetjon Mera, janë dënuar fillimisht me 9 muaj burg, që konvertohet për shkak të gjykimit të shkurtuar në 6 muaj burg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dënim që në fund është konvertuar në 60 orë punë në interes publik për secilin prej tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?