Dosja e incerenatorëve, Manjani tregon ironinë e SPAK: Burrin po e dënojnë se ka gruan biznesmene

Avokati Ylli Manjani, duke folur për pretencën e dhënë sot nga SPAK për inceneratorët, shprehet se ka një ironi në këtë dosje.

Sipas tij, SPAK kërkon të dënojë Mirel Mërtirin, vetëm sepse është bashkëshorti i Stela Gugalles, një prej administratoreve të kompanive koncesionare të inceneratorëve.

“Mirel Mërtiri, duke qenë se është burri i Stela Gugalles, thotë prokuroria, je pronari faktik i kompanisë së Stelës. Ajo është pronarja e biznesit dhe meqë ky është burri i pronares, është po ashtu pronar i kompanisë. Kështu thotë prokuroria: për shkak se burri ka gruan biznesmenë, do të mbajë përgjegjësi penale”,  tha në Top Story.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?