Dosja ”Habilaj”, nuk formohet trupa gjykuese

Krimet e Rënda kanë shtyrë seancën për grupin kriminal ”Habilaj”. Seanca ishte parashikuar që të mbahej ditën e sotme por është shtyrë për shkak se nuk është formuar trupa gjykuese e kësaj seance. Krimet e Rënda kanë marrë të pandehur Moisi Habilajn, Florjan Habilajn, Armando Koçerrin, Fatmir Minajn, Nezar Seitin, Sabaudin Çelën, Tigrens Mezurajn, Maridjan Sulajn dhe Armando Sulajn. Në këtë dosje u përfshi edhe emri i ish minitrit të brendshëm Saimir Tahiri. Gjykata e dënoi Tahirin me 5 vite burg për këtë akuzë të re që në gjuhën juridike quhet, kualifikim i veprës penale: Shpërdorim të detyrës por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3.4 vite burgim. Edhe këtë dënim, gjykata vendosi ta konvertojë në 3 vite shërbim prove, periudhë në të cilën ish-ministri nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?