Dosja ”McGonigal”, Berisha akuzon Ramën: Donte të qeveriste pa opozitë, dhe pse në 2017…

Akuzat e Sali Berishës ndaj Edi Ramës për dosjen ”McGonigal” nuk kanë të ndalur. Sipas kreut të PD-së, Rama korruptoi ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, pasi donte që të qeveriste vendin pa opozitës.

”Ai që në vitin 2017, Edi Rama pasi futi në xhep mandatin e dytë, u tha shqiptarëve se tani do u tregoj unë se si do të qeveris, do të qeveris pa opozitë. Një opozitë e cila kishte humbur zgjedhjet, nuk mjaftonte kjo. Ajo nuk mund të tolerohej, ajo duhej të zhdukej dhe për këtë qëllim duhet të angazhonte organizatën më të fuqishme të planetit FBI-në.

Duhet të korruptonte një nga 2-3 njerëzit më të rëndësishëm të kësaj organizate për të manipuluar, hetuar, apo tjetër, këto do ti thotë drejtësia, por qëllimi i vetëm për të marrë peng kryetarin e opozitës.

Për të shndërruar opozitën në një kallp opozitë. Këtë akt e kryejnë vetëm armiq të betuar të demokracisë, idealeve demokratike, parimeve demokratike. Një akt të tillë nuk e kryen kurrë një njeri që beson në vlerat e demokracisë dhe sistemin demokratik”, theksoi kryedemokrati.

SHKARKO APP