Dosja “Shullazi” në “ngërç”

16 është numri i seancave gjyqësore që kanë dështuar për dosjen ”Shullazi”. Të pandehurit e dosjes bëjnë një tjetër lëvizje që mund të pengojë procesin. Siç paralajmëruan në seancën e fundit, ata kanë depozituar një kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit Arben Vrioni nga trupi gjykues. Të bashkëpandehurit e Emiliano Shullazit pretendojnë se gjyqtari i Apelit Durrës, i deleguar në çështjen e tyre, ka konflikt interesi. Kërkesa pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Nure Dreni. Shtatë seanca të këtij gjykimi kanë dështuar për shkak të mosplotësimit të trupës me gjyqtarë. Të tjerat janë shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?