Dosja ”Tahiri”, hetimet fokusohen në Vlorë. Priten detaje nga…

Gjermania mbështetjen për çeljen e negociatave e ka me ”kokën” e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ndërsa në vend, hetimet e Krimeve të Rënda janë përqëndruar në Vlorë. Grupi i prokurorëve një ditë më parë mori dëshmitë e disa banorëve të fshatit Gjorm, mes të cilëve edhe të një të afërmi të Nezar Seitit, personit të konsideruar si financieri i grupit të Habilajve.

Bëhet fjalë për kultivues të kanabisit dhe persona që dyshohet se kanë vendosur lidhje me Habilajt, për të mundësuar trafikimin e sasive të mëdha të drogës, duke paguar shuma të konsiderueshme te ky grup apo mbështetës të tyre në polici.

Në sitën e Prokurorisë, kaloi edhe truproja i ish-ministrit të Brendshëm, Elvis Rexha. Ai ka dhënë sqarime nëse ka njohje me disa persona të cilët janë nën hetim në këtë dosje.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Tv Klan”, shkruan se informacioni priten të vijnë edhe nga letërporositë e dërguara në Itali dhe Greqi, të cilat do të krahasohet me prova të tjera, përgjimet e kryera nga Prokuroria e Katanias ndaj Habiljave, ku ata flasin për dhurata për Tahirin dhe familjarët e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?