Dosja ”Tahiri”, shorti përzgjedh gjyqtaren

Shorti përzgjedh Miliana Mucën si gjyqtare paraprake për të shqyrtuar dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Pas kësaj pritet të caktohet seanca ku do te vendoset dërgimi apo jo i çështjes në gjyq

Ish-ministri akuzohet për trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

Në lidhje me akuzën e parë, Prokuroria ngre dyshimet se Tahiri ka qenë në dijeni të veprimtarisë kriminale të Moisi Habilajt dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të kësaj bande dhe ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-ministri u hetua në masën detyrim paraqitje pas heqjes së masës arrest shtëpie nga gjykata e Apelit për Krime të Rënda. Gjithashtu ish ministrit iu kthye edhe pasaporta e cila ishte bllokuar me vendim gjykate.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?