Dosjet e bujshme, Abilekaj: Ja pse prokurorët nxjerrin përgjimet

Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Arena” ne RTV ORA, ka folur për dosjet e bujshme 184, 339 dhe 339/1.

Abilekaj ka thënë se fashikuj të ndryshëm, publikohen në media sepse prokurorët janë nën presion dhe kërkojnë bashkëpunimin e mediave.

“Kush po nxjerr përgjimet e dosjeve të rëndësishmë dhe fashikujve? Është një prokuror që është në presion të jashtëzakonshëm, dhe detyrohet të punojë me median që kjo çështje të mos mbyllet. Ke dosjen 184, kjo dosje ka ndërruar 3 duar, sepse prokurorët që janë marrë me të janë transferuar. Dosja 184 është nsiur në 2016 dhe ende nuk ka asnjë fashikull që është zbardhur, dosja 339/1 ka shumë fashikuj të zbardhur, sepse u futën në mes shërbimet gjermane dhe u nda veç 339 nga 339/1, sepse ishte edhe çështja e drogës. Ndarja veç nga dorga me blerjen e votës, ishte edhe fati i keq i saj, ishte mallikimi i saj, sepse nuk do të zbardhet kurrë ajo dosje. Nuk është pyetja, pse doli ajo dosje, por kush është arsyea që është bllokuar? Përgjigja është e thjeshtë, qeveria”, u shpreh Abilekaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazhet e Palmer

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazetari Abilekaj, tha se zv/ndihmësi i sekretarit amerikan, Matthew Palmer i ka kërkuar opozitës që të kthehet në Kuvend, sepse djegia e mandateve ishte një veprim i gabuar.

“Unë mendoj se Palmer i ka kërkuar opozitës që të kthehet në Kuvend dhe djegia e mandateve është një hap i gabuar, dhe se ajo duhet të marrë pjesë në zgjedhje. Kjo nuk është mënyra se si zgjidhet kriza në fakt, sepse këto janë fjalë diplomatike, krizën e zgjidhim ne. Ata duhet që ta sjellin një paketë siç ishte McAllister që ta bëjnë të detyrueshme, në të kudnërt ata mbajnë qëndrim neutral”, tha Enton Abilekaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?