Dosjet e Krimeve të Rënda – Vonesat në hetime, 63 procedime të mëdha u zvarritën me një vit

Pjesa më e madhe e dosjeve të rëndësishme në pritje të procedimit nga Krimet e Rënda kanë shënuar zvarritje të vazhdueshme gjatë vitit 2018. Scan ka zbardhur raportin zyrtar të kësaj prokurorie,  ku  vërehet se është zgjatur deri në një vit afati i hetimit për 63 procedime penale për ku janë të përfshirë 65 të pandehur.

Nga analiza e shifrave rezulton se gjatë vitit 2018, u zgjatën afatet e hetimeve deri në 3 muaj për 27 procedime penale, deri në 6 muaj për 31 procedime, deri në 9 muaj 34 procedime penale.

Ndërkohë që kanë shënuar ulje çështjet penale të dërguara për gjykim nga kjo Prokurori,  dhe rritje numri i çështjeve të pezulluara. Sipas të dhënave zyrtare,  në vitin 2018 janë dërguar për gjykim 77 çështje penale nga 129 procedime penale të dërguara për gjykim në vitin 2017, u pushuan 31 procedime nga 60 procedime të pushuara në vitin 2017,  ndërkohë që u pezulluan 58 procedime në vitin 2018 nga 42 në vitin 2017. /Scan

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?