DPSHTRR probleme me sistemin: Vonesa në marrjen e të dhënave nga Gjendja Civile

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar në faqen e saj zyrtare se për shkak të problemeve për marrjen e të dhënave nga Gjendja Civile, do të shkaktohen vonesa që gjatë ditës së sotme në procesin e aplikimeve të ndryshme në sportel.

Sipas njoftimit të DPSHTRR stafi përkatës do të jetë në dispozicion të interesuarve për t’i asistuar në shërbimet e ndryshme.

Gjithashtu në mesazh u bëhet thirrje të gjithë atyre që kërkojnë informacione të mëtejshme të kontaktojnë në numrin e telefonit të Drejtorisë së Përgjithshme: +355688015833.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?