DPT bën bilancin javor/ Në 663 kontrolle të kryera janë konstatuar 128 shkelje tatimore
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar bilancin e realizuar gjatë javës së 11-15 nëntorit, duke konstatuar 663 kontrolle të kryera.
Në këto kontrolle sipas njoftimin kanë rezultuar 128 shkelje të legjislacionit tatimor nga ku numërohen 15 subjekte të paregjistruara.
Sipas DPT janë penalizuar 20 tatimpagues për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor si dhe 24 tatimpagues me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 21 subjekte ishin “biznes i vogël” dhe subjekte “biznes i madh”.
Veç tyre janë konstatuar 4 tatimpagues të cilët nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale, 11 tjerë që nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune si dhe 23 tatimpagues dispononin mallra pa dokumentacion tatimor. / SCAN