DPT: Dëmi i konstatuar si rezultat i evazionit 16.1 mld lekë

Gjatë vitit 2018, buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm si rezultat i krijimit të skemave mashtruese. Në raportin vjetor të Tatimeve, rezulton se rastet e konstatuara kapin vlerën e 16.1 mld lekëve. Nga ana tjetër dhe detyrimet që shteti ka ndaj biznesit ka shënuar një rritje duke shkuar në 107.7 miliardë lekë.

16.1 mld është shuma e dëmit që i është shkaktuar buxhetit të shtetit si rezultat i skemave mashtruese gjatë vitit 2018.

Sipas raportit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, dëmi më i madh është konstatuar nga fshehja e të ardhurave me një shumë prej 6,5 mld lekë e ndjekur nga mospagesa e taksave me 5.4 mld dhe  krijimi i skemave abuzive me rimbursimin e TVSH-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtoria e Hetimit Tatimor ka referuar në prokurori 308 çështje, ku Tirana mban pjesën më të lartë të rasteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në raportin e Drejtorisë së Tatimeve theksohet ndër të tjera se në zbulimin e skemave mashtruese kanë luajtur rol edhe denoncimet e qytetarëve, nga të cilat 30% kanë rezultuar të sakta.

Nga ana tjetër dhe detyrimet që shteti ka ndaj bizneseve vazhdon të mbetet i lartë. Shifra sipas raportit shkon në 107.7 mld, me një rritje prej rreth 12 miliardë lekë.

Në stokun e borxhit të ndarë sipas llojit të tatimit, TVSH zë peshën më të madhe me 37%, e ndjekur nga Tatim Fitimi me 28%, Sigurimet Shoqërore & Shëndetësore me 13% dhe TAP me 1%.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?