Draft raporti, EUObserver: KE rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë

‘Komisioni Europian do rekomandojë nesër hapjen e negociatave për Shqipërinë’. Kështu e nis shkrimin EUObserver, ndërsa ka siguruar edhe një pjesë të draft raporti të KE që pritet t’i dorëzohet Shqipërisë nesër.

“Në vazhdën e progresit të arritur Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë” thuhet në draft raporti.

EUObserver thotë se e njëjta formulë përdoret dhe për Maqedoninë, por sipas saj rekomandimi është fillimisht për Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rekomandimi vjen 15 vjet pasi është firmosur Marrëveshja e parë e Stabilizim Asocimit (MSA) dhe dhjetë vjet pasi shtetet e Ballkanit Perëndimor, që kanë qenë vende me diktaturë komuniste, iu bashkuan NATO-s. Kjo vjen me një strategji të re të komisionit për të përshpejtuar zgjerimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtetet “favorite” si Serbia dhe Mali i Zi mund të bëhen pjesë e BE në 2025, thotë EUObserver. Ndërkohë ministrat e Jashtëm të BE do të diskutojnë për Ballkanin Perëndimor në Luksemburg këtë të hënë.

Kujtojmë se nesër pritet të mbërrijnë në Tiranë, shefja e politikës së Jashtme Frederica Mogherini dhe eurokomisioneri Johannes Hahn për t’i dorëzuar qeverisë progres-raportin që rekomandon hapjen e negociatave.
euobserver

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?