Draftet që PS la rrugës, nga antishpifja te “disiplinimi” i presidentit

Në këto 2 vite, mazhoranca shfrytëzoi mbështetjen e opozitës për të kaluar qindra nisma ligjore, por disa prej tyre mbeten në sirtarët e Kuvendit. Amnistia fiskale, antishpifja apo edhe ligji organik për Presidentin e Republikës.

Sërish qeveria nuk ka mundur të çojë deri në fund disa ide të saj që ndezën debatin publik. E tillë ishte nisma e etiketuar si “anti-shpifje” ku mazhoranca kërkoi të rregullonte relatat e saj me median, nëpërmjet ndryshimeve ligjore që preknin edhe funksionimin e AMA-s.

Nisma tjetër që u publikua me bujë nga vetë kryeministri Rama ishte amnistia fiskale. Edhe në këtë çështje, ishin sërish ndërkombëtarët që i treguan ekzekutivit shqiptar se ky hap kishte kaluar caqet dhe cenonte ta kthente Shqipërinë në një lavatriçe parash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Brenda kornizave ligjore parlamenti kërkoi të fuste edhe veprimtarinë e Presidenti të Republikës. Në parlament u ngrit një grup pune i cili hartoi projektligjin për “Presidentin e Republikës” të cilin e depozitoi, por se futi asnjëherë në procedurë parlamentare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?