Drafti i Kodit të Penal/ Kush abuzon me fondet evropiane, do të dënohet deri në 12 vite burg

Qeveria kërkon të bëjë për herë të parë pjesë të Kodit Penal, dispozita të veçanta që ndëshkojnë abuzimet me fondet e BE-së. Në nenin 610 të Kodit të ri Penal të hedhur për konsultim parashikohen një sërë veprash penale do të dënohen deri me 12 vite burg. Veprat penale të parashikuar në këtë nen kanë të bëjnë me paraqitjen e dokumenteve të rreme me synim shpërdorimin e fondeve të Bashkimit Evropian ose keqpërdorimi i këtyre parave për qëllime të ndryshme nga ato për të cilat ato janë dhënë fillimisht.

Po ashtu do të konsiderohet vepër penale shpenzimet e lidhura me prokurimet kur kryhen me qëllim të përfitimit të paligjshëm për autorin ose një tjetër duke shkaktuar humbje për interesat financiare të Unionit. Vepër që do të ndëshkohet me burg është edhe paraqitja e deklaratave ose dokumenteve të rreme, të pasakta ose jo të plota në lidhje me TVSH-në, që ka si efekt pakësimin e burimeve të buxhetit të BE.

”Nëse evazioni serioz kryhet ne çdonjërën nga format e parashikuara në këtë dispozite duke përdorur një shtet tjetër për të fshehur tatimin, që sjell si efekt cenimin e financave te BE, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet”, thuhet në nenin 610. Për çdo vepër penale do të shtohet dënimi me një të tretën në rastet kur bëhen kundër financave të Bashkimit Evropian, krahasuar me të njëjtën tipologji krimi brenda vendit. Pra dënimi më i ulët për abuzuesit me fondet e BE-së do të jetë 4 vjet dhe më i larti 12 vjet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?