Drafti i Kodit të ri Penal, në nenin 442, parashikon burg përjetë për ata që shkaktojnë epidemi me dashje

A person uses laboratory equipment as researchers at Aalborg University screen and analyse all the positive Danish coronavirus disease (COVID-19) samples for the new English virus variant "cluster B.1.1.7", in Aalborg, Denmark January 15, 2021. Ritzau Scanpix/Henning Bagger via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. DENMARK OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN DENMARK.

Pas pandemisë së koronavirusit, në draftin e propozuar për Kodin e ri Penal një kapitull i është kushtuar edhe mbrojtjes së shëndetit publik, ku parashikohen masa të ashpra ndëshkuese për një sërë veprash penale që cenojnë drejtpërdrejt shëndetin publik.

Neni 441 i Kodit të ri Penal parashikon që shkaktimi i një epidemie nëpërmjet shpërndarjes së baktereve ose viruseve patogjenë, dënohet me burgim jo më pak se sa njëzetë e pesë vjet ose me burgim të përjetshëm. Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia, dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet.

Për sa u përket përhapjes së sëmundjeve infektive, sipas Kodit të ri Penal, në nenin 442 parashikohet që përhapja me dashje e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nëpërmjet kryerjes së veprimeve ose mosveprimeve nga personi që është diagnostikuar si mbartës i sëmundjes apo nga personi që ka për qëllim përhapjen e saj, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose rrezik për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, mosraportimi i shenjave të sëmundjeve infektive apo pandemike prej zyrtarëve publikë të ngarkuar me administrimin apo trajtimin e sëmundjeve infektive apo pandemike, sipas detyrimeve që ligji u ka ngarkuar për të plotësuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në draftin e Kodit të ri Penal parashikohen masa edhe për individët apo subjektet që shkelin rregullat ligjore të vendosura për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, apo që nuk i binden masave gjatë gjendjeve të jashtëzakonshme.

Sipas nenit 445 mosrespektimi i rregullave me të cilat organi kompetent shtetëror urdhëron ekzaminime, dezinfektime, karantinë ose masa të tjera për parandalimin ose ndalimin e përhapjes së një sëmundje ngjitëse që paraqet rrezik për jetën e shëndetin e njerëzve dhe kafshëve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Në draftin e ri janë parashikuar masa të forta edhe për kontrollin e tregut farmaceutik. Tregtimi i barnave të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin, përfshirë çdo formë importimi, shpërndarjeje apo ndërmjetësimi, dënohet me 4 deri në 8 vjet burgim.

Mashtrimi në përmbajtjen, përbërjen apo dokumentacionin e barnave, si dhe çdo veprim që cenon sigurinë, efikasitetin apo cilësinë e produkteve mjekësore, do të ndëshkohet me dënime që variojnë nga 2 deri në 8 vjet burgim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?