FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump i zhgënjyer më NATO-n, kritika dhe për liderët europianë: Irani duhet të hapë Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA dhe Irani janë aktualisht në negociata, duke lënë të hapur mundësinë për një zhvillim pozitiv në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Do të ishte shumë mirë nëse do të mund të bënim diçka”, u shpreh Trump, ndërsa i bëri thirrje Teheranit të rihapë Ngushticën e Hormuzit, një korridor kyç për tregtinë globale të naftës.

Në një deklaratë me tone ironike, Trump e quajti atë “Ngushtica e Trumpit”, duke shtuar se nuk bëhej fjalë për një gabim. “Nuk ka aksidente me mua”, tha ai, duke kritikuar edhe median që sipas tij do ta paraqesë deklaratën si të paqëllimshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur për udhëheqjen iraniane, Trump u shpreh se lideri suprem i vendit “nuk është më suprem”, ndërsa shtoi se Irani është “i vetmi vend ku askush nuk dëshiron të udhëheqë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të njëjtën kohë, Trump riktheu kritikat e tij ndaj NATO, duke shprehur zhgënjim për mungesën e mbështetjes ndaj SHBA-së në përballjen me Iranin.

“Jam shumë i zhgënjyer me NATO-n. Nëse do të kishte një luftë të madhe, ju garantoj se nuk do të ishin aty”, deklaroi ai.

Trump përmendi edhe liderët evropianë, si presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz, të cilët i quajti “miq”, por i kritikoi për qëndrimin e tyre se konflikti me Iranin nuk është lufta e tyre.

“Ukraina nuk ishte lufta jonë, por ne i ndihmuam”, shtoi Trump, duke nënvizuar atë që ai e sheh si standard të dyfishtë në politikën ndërkombëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?