Drafti i plotë/ KÇK-ja shmang korrupsionin e zyrtarëve

Zbardhet paketa anti-KÇK dhe ligji special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar që u miratua sot nga qeveria me akt normativ.

Vendimet e miratuara sjellin ndryshime në ligjin antimafia, të policisë së shtetit dhe të administrimit të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara si dhe në Kodin Penal.

Pjesë e paketës Anti-KÇK janë dhe ata që ndonëse të akuzuar që nuk u dënuan kurrë. Barra e provës u takon atyre për të justifikuar ligjshmërinë e pasurisë.

Gjyqtarët, prokurorët, politikanët dhe zyrtarët e korruptuar i shpëtojnë paketës ligjore anti-KÇK.

Në draftin final prej 22 faqesh, janë hequr akuzat për shpërdorim detyre të zyrtarëve, korrupsioni i cfarë do lloj forme, përfshirë atë zgjedhor, por edhe atë të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Fokusi i vetëm i ligjit anti-KÇK do të jetë pasuria e kriminelëve dhe terroristëve, që janë në hetim ose të dënuar brenda ose jashtë vendit me vendim të formës së prerë për krime të rënda, vrasje, trafik droge, grup të strukturuar kriminal, terrorizëm dhe 44 vepra penale te tjera.

44 veprat penale që do godasë KÇK-ja

Organizatat kriminale, vrasja, rrëmbimi, droga, pornografia etj që do të jenë fusha e zbatimit të aktit normativ anti-KCK- që u miratua sot.

Fusha e zbatimit
a)pjesëmarrje dhe kryerje të krimeve nga organizata kriminale, banda e armatosur dhe grupi i strukturuar kriminal, të parashikuara nga kreu XI i Kodit Penal;

b)pjesëmarrje dhe kryerje të krimeve nga organizata terroriste e tëkrimeve për qëllime terrosiste, parashikuar nga kreu VII i Kodit Penal;

c)kryerjen e krimeve të parashikuara në nenet:

Neni 77
Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër. Vrasja me dashje, që paraprin, shoqëron, fsheh ose pason një krim tjetër

Neni 78
Vrasja me paramendim.

Neni 78.a

Vrasja për gjakmarrje

Neni 79
Vrasja në rrethana të tjera cilësuese

Neni 79/a
Vrasja e funksionarëve publikë

Neni 79/b
Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit

Neni 79/c
Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare

Neni 109
Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit

Neni 109/b
Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë

Neni 110/a
Trafikimi i personave të rritur

Neni 114
Shfrytëzimi i prostitucionit

Neni 117
Pornografia

Neni 128/b
Trafikimi i të miturve

Neni 134/3
Vjedhja me pasoja të rënda

Neni 136
Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit

Neni 138/a
Trafikimi i veprave të artit dhe kultures

Neni 139
Vjedhja me dhunë

Neni 140
Vjedhja me armë

Neni 141
Vjedhja me pasojë vdekjen

Neni 151
Shkatërrimi i pronës me zjarr

Neni 152
Shkatërrimi i pronës me eksploziv

Neni 278/a
Trafikimi i armëve dhe i municionit

Neni 282/a
Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese

Neni 283

Neni 283/a
Trafikimi i narkotikëve

Neni 284
Kultivimi i bimëve narkotike

Neni 284/a
Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale

Akti Normativ masat parandaluese kundër Terrorizmit

/Ora News

SHKARKO APP