Drafti për Kodin e ri Penal, rishqyrtohen disa vepra kriminale

Drejt fundit drafti për Kodin e ri Penal, i cili është propozuar në fillim të tetorit nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe Arben Rakipi, drejtor i Shkollës së Magjistraturës. Përmes këtij drafti po rishikohen veprat për drograt, si dhe po klasifikohet konsumi, kultivimi dhe trafikimi i tyre.

Duke i’u referuar këtij drafti deri në 10 gram kanabis për përdorim vetjak s’do të konsiderohet krim dhe si rrjedhojë s’do ketë asnjë masë. Për krimet e korrupsionit dhe aktivitetet kriminale ekonomike parashikohen dhe konfiskime pasurie.

Për ndërtimin pa leje në tokën tënde për efekt strehimi s’do të ketë dënim e as arrestim, por vetëm gjobë. Ky kod i ri fut risi edhe tek prostitucioni, ku ushtrimi s’do të konsiderohet më vepër penale por kundra-vajtje. Sa i përket krimeve seksuale dhe aktivitetit pornografik do ketë rritje dënimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?