Drej restaurimit muzeu etnografik, aty ku shpaloset trashëgimia e qytetit

Muzeu Etnografik në Elbasan, i vetmi që ruan trashëgiminë shekullore të qytetit, do të restaurohet, duke bërë të mundur rikthimin në identiteti të kësaj shtëpie të vjetër.

Projekti i restaurimit është realizuar nga stafi i DRTK Korçë dhe financohet nga Bashkia Elbasan.

Ndërtesa e familjes Sejdini, një shtëpi me çardak e vetmja e mbetur jashtë mureve të kalasë, është përzgjedhur për këtë ndërhyrje restauruese për të adresuar problematikat emergjente që kërcënonin strukturën dhe autenticitetin e saj, me qëllim ruajtjen dhe promovimin e saj.

Projekti, i cili u hartua nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore (DRTK) Korçë dhe u financua nga Bashkia Elbasan, synon të ruajë dhe të promovojë këtë monument të rëndësishëm kulturor.
“Ky hap i rëndësishëm do të ndihmojë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe do të ofrojë mundësi të reja për vizitorët dhe studiuesit që të eksplorojnë dhe të vlerësojnë këtë pjesë të pasurisë historike të rajonit”, pohoi kreu i bashkisë Gledian Llatja.

Gjatë promovimit, autoritetet lokale theksuan rëndësinë e këtij projekti për komunitetin dhe për trashëgiminë kulturore të Elbasanit.
Përfaqësues të Bashkisë Elbasan dhe DRTK Korçë shprehën angazhimin e tyre për të vazhduar mbështetjen për projekte të tilla që ruajnë dhe pasurojnë trashëgiminë kulturore të zonës.

Restaurimi i Muzeut Etnografik shënon një tjetër hap të rëndësishëm në përpjekjet për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore të Elbasanit.
Ndërhyrjet e tilla jo vetëm që sigurojnë mbrojtjen e monumenteve historike, por edhe kontribuojnë në zhvillimin e turizmit kulturor dhe në rritjen e ndërgjegjësimit për vlerat e trashëgimisë së qytetit.

SHKARKO APP