Drejt hapjes Covid 3? Infrastruktura dhe burimet njerëzore gati

Rritja e numrit të të shtruarve në dy spitalet Covid në vend ka shtruar nevojën për hapjen e spitalit të tretë Covid. Ky i fundit mësohet se është i gatshëm për tu hapur në çdo kohë, pasi ka të gjitha pajisjet e nevojshme.

Fillimisht do hapet vetëm një pavion, ai i Urologjisë, me rreth 40 shtretër. Sa i takon mjekëve që do të shërbejnë në këtë spital, një pjesë do të vijnë nga Infektivi, ndërsa një pjesë tjetër nga sëmundjet interne.

Ndërsa stafi prej 50 infermierësh është trajnuar gjatë kësaj kohe në spitalin Infektiv. Të hënën, sipas burimeve, pritet që Kryeministri Rama të inspektojë spitalin Covid 3 edhe ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

SHKARKO APP