Drejt përfundimit asfaltimi i rrugëve në Velipojë (VIDEO/FOTO)
Njësia Administrative e Velipojës, është kthyer në një kantier ndërtimi javët e fundit. Me një investim të qenësishëm nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër, ka nisur dhe është drejt përfundimit sistemim-asfaltimi i rrugëve të plazhit.
Puna ka filluar njëkohësisht në disa rrugë dhe konkretisht nga Kompleksi “Fishta” deri në Vilun, “Rruga e Peshkatarit” dhe rrugët 2, 3, 4, 10, 12, 13. Në pjesë më të madhe, pritet vetëm vendosja e sinjalistikës vertikale dhe horizontale.
Është hera e parë që ndërhyhet në Velipojë në një numër kaq të madh rrugësh, duke patur parasysh edhe infrastrukturën nëntokësore aty ku ka munguar. Plazhi i Velipojës, është një zonë turistike mjaft e frekuentuar dhe nga viti në vit, cilësia e infrastrukturës rrugore por edhe e shëbimeve të ofruara, ka njohur rritje.
Investimet më të fundit, në hapësira me densitet të lartë pushuesish por edhe banorësh, ndikojnë jo vetëm për sezonin veror por edhe për muajt e tjerë të vitit që Velipoja të jetë një destinacion i preferuar gjithmonë.
KOHA JONË SONDAZH

