Drejt përmirësimit shëndeti i Arqipeshkvit Frendo dhe priftit italian
Drejt përmirësimit gjëndja shëndetësore e Arqipeshkvit të Tiranës e Durrësit imzot George Frendo 74 vjeç.
Për Rtv Ora zyra e shtypit e spitalit klerikal Miulli di Acquaviva delle Fonti në Bari të Italisë informon;
“Gjëndja shëndetësore e Arqipeshkvit George Frendo është e qëndrueshme, pa temperaturë. Parametrat klinikë janë të qëndrueshëm. Ushqehet e per momentin ndjek terapinë me 2 litra oksigjen(tuba oksigjeni në hundë). Kryen meshën e ditës.
Bashkë me Arqipeshkvin Frendo nga Tirana mbërriti për kurim në Bari dhe prifti italian Buonaventura Mossuto i cili kryen shërbimin e tij klerikal në Shqipëri.
Për Rtv Ora zyra e shtypit të spitalit Miulli di Acquaviva delle Fonti të Barit informon se gjëndja shëndetësore e tij është e qëndrueshme. Nuk ka temperaturë e ndjek terapinë me maskë oksigjen 4 litra. Ushqehet e lëviz normalisht.