Drejt zbardhjes ekzekutimi i Ermir Dedjas në Durrës! Shpallen dy persona në kërkim për ndihmë ndaj autorëve

Dy persona janë shpallur në kërkim për vrasjen e Ermir Dedjas, anëtarët të grupit të Avdulajve në Durrës. Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se dy të kërkuarit dyshohet se kanë ndihmuar në krijimin e infrastrukturës së atentatit, përfshirë sigurimin e automjetit të përdorur nga autorët, të cilët mendohet të kenë qenë dy të tjerë.

Burimet thonë se sipas verifikimeve në TIMS, të dy janë larguar nga vendi.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, hetimet po avancojnë në drejtimin e duhur dhe kanë ndihmuar në hedhjen dritë mbi mënyrën e organizimit të atentatit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekspertët e kriminalistikës kanë sekuestruar disa prova nga automjeti i djegur në Gërdec dhe janë në pritje të analizave laboratorike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hetuesit po shqyrtojnë disa pista, duke pasur parasysh përfshirjen e Dedjes në aktivitete kriminale ndër vite.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?