Drejt zbardhjes vrasja e Artan Santos.Emrat mbahen sekret nga policia

 

Policia thotë se ka në dorë të dhëna të reja për zbardhjen e vrasjes së bankierit Artan Santo. Sipas burimeve policore grupi hetimor është shumë pranë zbardhjes së emrave të dy autorëve. Gazeta citon  zv.drejtorin e Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardian Çipa që thotë se janë pranë zbulimit të autorëve. Njeri prej financuesve te vrasjes eshte nje biznesmen i njohur thone burimet. Personi porosites i vrasjes mbahet nen monitorim prej muajsh  kudo qe shkon. Bile burimet policore shprehen se kane rekrutuar dy prej punonjesve te tij me te afert per te rregjistruar. Njera eshte sekretarja e tij, e cila ka derguar ne polici materiale te bollshme. Ai filmohet me mjete te fundit te teknologjise ne Bllok e kudo qe leviz.  Personi ne fjale nuk perdor asnje prej numrave te tij ne biseda te rendesishme, por nje telefon tjeter, te cilin e nderron here pas here si numer. Por ne cdo rast sherbimet e specializuara e rregjistrojne nga kompanite mobile. Dosja eshte mbushur.

“Hetimet kanë përparuar së tepërmi. Policia qendrore dhe ajo lokale kanë intensifikuar veprimet dhe mund të themi se jemi pranë identifikimit të autorëve të vrasjes së Artan Santos” – është shprehu Çipa. Po sipas të njëjtave burime, hetimet morë një drejtim të ri pas pas daljes në skenë të emrit të Durim Bamit, personit që sipas deputetit Tom Doshi është paguar për ekzekutimin e tij.

Të dyshuar kryesorë sërish mbeten kushërinjtë nga Fushë-Kruja, Klodian dhe Gazmir Gjozi, të arrestuar pak ditë pas vrasjes, por të liruar për mungesë provash.

“Lënia e lirë e kushërinjve Gjozi dhe arresti shtëpiak i Bamir, sipas burimeve, mund të jetë bërë për shkak të mbledhjes së provave të mjaftueshme, që do të përdoreshin në gjyq, si bisedat e mundshme mes tyre që më 26 qershor e deri në ditët e sotme,” – shkruan  edhe gazeta “Shqip”.

SHKARKO APP