“Drejtësia, merrni shembull Kroacinë”

 

Një sistem drejtësie që funksionon redukton edhe korrupsionin. Ndaj dhe kancelarja gjermane Angela Merkel vuri theksin tek reforma në drejtësi si çelësi i integrimit të Shqipërisë në BE. Kështu shprehet Frank Hantke, drejtor i zyrës së fondacionit “Fridrich Erbert Stiftung” në Tiranë.
 
Duke komentuar në studion e A1 Report mbi deklaratën e kancelarës gjatë vizitës në Shqipëri, ai theksoi se mungesa e një sistemi funksional drejtësie është pengesë edhe për investitorët e huaj. Hatnke përmendi edhe shembullin e Kroacisë, duke thënë se vetëm kur prokuroria akuzoi zyrtarët më të lartë të vendit, përfshirë edhe ish kryeministrin Ivo Sanader, kroatët filluan të besojnë tek drejtësia.

“Kur u përmend sistemin e drejtësisë mendoj që është diçka që shkon nga lart poshtë që do të thotë në qoftë se keni një sistem drejtësie funksional gjithçka tjetër në administratë qoftë edhe për korrupsionin do të reduktohet çka nënkupton edhe atë që tha ambasadorja e BE, ishte se kur akuzuan zyrtarin e parë të nivelit të lartë njerëzit filluan të besonin në drejtësi. Në momentin e parë që ish kryeministri i Kroacisë Ivo Sanader u akuzua atëherë njerëzit mendua në rregull gjërat po ndryshojnë nuk po kapin vetëm peshqit e vegjël por po fillojnë nga koka”, u shpreh Hantke.

Sipas Hatnke, një tjetër pengesë për investimet e huaja, mbetet mungesa e rregullave të qarta për të garantuar investimet e tyre në Shqipëri por edhe administra jo e kualifikuar. 

“Kjo situatë e cila është e paqëndrueshme është e vështirë për investuesit po për aq kohë sa administrata nuk është e mirë informuar e mirë trajnuar për ti zbatuar këto ligje për aq kohë sa shumë prej tyre nuk e dinë as në ka një ligj të ri atëherë gjendja është shumë e vështirë sidomos për ata që respektojnë ligjet ata kanë problemet më të mëdha shpeshherë”, nënvizoi ai.

Drejtor i fondacionit Fridrich Eibert në Tiranë, komentoi edhe mbi çështjen e azilkërkuesve që ishte një prej temave më të rëndësishme që u diskutua në vizitën e kancelares Merkel. Sipas Hantke, numri i lartë i azilkërkuesve nuk e ndihmon Shqipërinë në procesin e saj të integrimit, por mbi të gjitha i takon politikës dhe gjithë aktorëve përgjegjës që të kuptojnë se përse njerëzit po largohen.

“Nuk mund të bëhesh anëtar i BE, po kështu njerëzit të largohen natyrisht kjo nuk ndihmon Shqipërinë, politikanët shqiptarë dhe të gjithë ata që janë përgjegjës qoftë edhe në aspektin ekonomik duhet të mendojnë përse njërzit po largohen nga vendi, kemi një nivel prej 60% të të rinjve qoftë me formim akademik ose jo akademik që thonë në qoftë se kemi ndonjë shans të largohemi do largohemi pra topi ngelet në fushën e Shqipërisë ndaj na duhet të krijojmë një perspektive të rinjve në Shqipëri”, tha drejtor i zyrës së fondacionit “Fridrich Erbert Stiftung” në Tiranë.

Hantke foli edhe për procesin e përafrimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se Shqipëria mund të luajë një rol ndërmjetës për të zbutur marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë 

SHKARKO APP