“Drejtimi i duhur” dhe për koshat e plehrave në Tiranë (Fotolajm)

Besoj të gjithë i kanë para syve imazhet e koshave të plehrave sa herë që duhet të hidhje qeset me mbeturina brenda tyre. Jashtë tyre të zinte syri çdo gjë dhe mbi të gjitha vështirë t’i shpëtoje një imazhi papastërtie të pashqitshëm nga mendja.

Koshat në Tiranë ishin kthyer nga ngjyrë gri, në një pamje që të trazonte stomakun nga zhuli, erërat e çdo lloj papastërtie tjetër. Por sot në gjithë Tiranën koshat e plehrave ishin “zgjuar” ngjyrë portokalli dhe më të pastër.

Një aksion nga Bashkia, i cili ndoshta nuk ndryshon gjtihë qytetin nga hallet, por të paktën shpëton qytetarët nga neveria e pamjeve të mëparshme. Urojmë që koshat të mbeten ashtu siçi pamë sot! 

 

SHKARKO APP