Drejtoi operacionin për shembjen e TK, Gjovalin Loka ngjitet në tarracën e ministrisë së Brendshme

Shembja e Godinës së Teatrit Kombëtar u zhvillua nën drejtimin e Drejtorit të Rendit dhe Sigurisë Publike Gjovalin Loka.

Faxweb.al ka siguruar foto të tij në tarracën e godinës së ministrisë së Brendshme vetëm pak minuta më herët ndërsa nisi protesta për Teatrin.

Si duket është përsëri Loka që do drejtojë edhe mbarëvajtjen e protestës së sotme të thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e cila është mbështetur nga forcat opozitare në vend dhe shumë qytetarë.

Gjovalin Loka ka drejtuar trupat e rendit edhe në protestat e kaluara të organizuar nga opozita kur edhe në shumë raste është përdorur gaz lotsjellës, dhunë dhe ujë ndaj protestuesve nga forcat e policisë.

SHKARKO APP