”Drejtonte” Tabakun në Komisionin e Incerenatorëve, anëtarja e AMA-s, Desada Metaj: Jam e opozitës

Desada Metaj, është anëtarja më e re e AMA-s, dhe sot ajo u vu në qendër të vëmendjes pasi jo vetëm ka qenë e pranishme në mbledhjene Komisionit Hetimor për Inceneratorët, por edhe bënte ndërmjetësen mes Tabakut dhe gazetarëve të tjerë pro opozitës për ta këshilluar kryetaren e komisionit për pyetje. Vetë Metaj ka reaguar, duke e pranuar se i përket opozitës dhe do të vazhdojë të jetë.

“Ermonela Felaj, përfaqësuese e PS-së në komisionin hetimor të inceneratorëve ka shprehur shqetësimin për prezencën time në këtë komision meqë si e votuar nga parlamenti për AMA-n nuk e lejon ligji.

Pra këta dashnorët e zbatueshmërisë së ligjeve, që me këto ligje kanë vjedh dhe abuzuar miliona euro me inceneratorët u intimidokan nga prezenca ime pa të drejtë fjale, duket që i kanë punët në vijë.

Sa për vendin në bordin e AMA-s, ato janë vende të opozitës dhe i takojnë asaj. Nëse shqetësohen dhe për kaq mund të kërkojnë largimin. Votat i kanë. Ama përgjegjësisë për korrupsionin nuk i shpëtojnë dot! Sa për të bërë opozitë me këtë qeveri le të qartësohen se do vazhdoj çdo ditë”.

SHKARKO APP