Drejtoresha e OBSH-së për Shqipërinë, Menne: 3 skenarë për pandeminë
Bettina Menne është emëruar si drejtoreshë e re për Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Tiranë. Në intervistën e saj të parë për Top Channel ajo thotë se masat lehtësuese të qeverisë duhet të shoqërohen me zbatimin 6 hapave strikte.
Çfarë do të thotë për ju, të nisni këtë punë të re si drejtore e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri në një kohë aspak normale?
Bettina Menne: Jam e lumtur të nis këtë detyrë në Shqipëri për të ndihmuar vendin tuaj në përpjekjet për të patur një popullsi me shëndet të mirë për të gjithë mbi të gjitha për të ndihmuar në këtë situatë me Covid19. Kjo pandemi për ne do të thotë se duhet të jemi në punë gjatë 24 orëve në 7 ditë. Ne në OBSH po e bëjmë këtë prej shumë muajsh. Është një moment vendimtar dhe nuk ka vend për lodhje. Të parit nga dritarja e shtëpisë time, natyrën e bukur dhe njerëzit përfshi komunikimi me ekipin tim dhe bashkëpunimi me institucionet paçka se është virtual, është diçka e bukur. Natyrisht këto momente po punohet përmes takimeve online megjithatë mezi pres për të patur mundësinë e të takuarit me gjithsecilin ballë për ballë.
Shqipëria është duke i lehtësuar masat e forta shtrënguese antiCovid të aplikuara për shumë javë. Si e shikoni këtë?
Shqipëria ndërmori masa rigoroze që në fazën e parë të pandemisë për të parandaluar përhapjen e virusit dhe mbajtur nën kontroll kurbën e infeksionit. Trendi i deritanishëm në statistikat zyrtare na lejon për optimizëm e për një hapje graduale por me shumë kujdes, bazuar në 6 hapa të nevojshme. Ato janë. Pasja e një evidence të qartë se përhapja e Covid-19 është e kontrolluar. Pasja e kapaciteteve të nevojshme shëndetësore në identifikim, izolim, testim dhe trajtim të të gjitha rasteve. Minimizim të rrezikut për mundësinë e prekjes nga virusi atyre më të dobëtëve në kushtet e azilit apo burgje. Masa parandaluese në vendet e punës duke zbatuar distancimin fizik, ambiente të dedikuara larje duarsh dhe pajisje ventilimi të ajrit. Kontroll për të eliminuar eksportin dhe importin nga komunitetet të virusit, si dhe nga jashtë, dhe e fundit, duhet një bashkëpunim me të gjithë komunitetin. Dua të theksoj se kalimi nga njëra fazë në tjetrën duhet të jetë e mirë planifikuar dhe duhet të ndërmerret vetëm atëherë kur rënia e kurbës të jetë e qëndrueshme dhe me pak rrezik për 14 ditë.
Nga informacionet dhe studimet e deritanishme të OBSH, çfarë mund të na thoni për sa i përket frikës të, një vale të dytë me Covid-19 në dimër?
Megjithëse është e panjohur se si pandemia do të zhvillohet më tej, OBSH parashikon tre skenare. Skenari parë, është përfundimi transmetimit nga njeriu tek njeriu. Skenari i dytë përsëritje e valës së epidemisë në formë të madhe ose të vogël dhe skenari i fundit, vijueshmëri në nivel të ulët të përhapjes së virusit. Bazuar në të dhënat e deritanishme skenari më i mundshëm mbase do të jetë përsëritja e valës së shpërndarjes ku niveli transmetimit do të jetë i ulët.