“Drejtoresha më rrahu me thupër kur i tregova për përdhunimin”

Një ndër tre të miturat e abuzuara seksualisht në Qendrën Rezidenciale të Fëmijëve në Shkodër ka dhënë dëshmi tronditëse para prokurorëve.

Më pak se 12 vjeç, ajo është abuzuar seksualisht në ambientet e Qendrës nga një djalë pak më i madh në moshë se ajo dhe këtë fakt ia ka treguar drejtoreshës së institucionit.

Duke shtuar se ajo ka marrë një thupër dhe e ka rrahur shumë, duke e detyruar të mos fliste për këtë ngjarje.

Swiss Digital Desktop Reklama

E mitura, e tronditur nga kjo ngjarje, ka dëshmuar para prokurorëve, në shoqërinë edhe të psikologut, detajet e veprimeve të dhunshme të agresorit ndaj trupit të saj të paformuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekspertiza mjeko-ligjore ka provuar se e mitura është zhvirgjëruar pa arritur ende moshën e pjekurisë seksuale.

Ky skandal i rëndë është munduar të mbahet i fshehtë dhe është zbuluar vetëm gjatë hetimeve të nisura për keqtrajtime ndaj të miturve në qendrën e fëmijëve në Shkodër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?