Drejtorët e spitaleve i binden Ramës, japin dorëheqjen pas urdhrit Live
Aktualitet E Diel, 11 Korrik 2021 01:36
Dy ditë pasi kryeministri Edi Rama u kërkoi Live që të japin dorëheqjen, drejtorët e spitaleve rajonale të vendit, i janë bindur urdhrit. Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se rreth 60% e drejtorëve kanë dorëzuar dorëheqjet.
Të njëjtat burime thotë se drejtorët e spitaleve rajonale i ka kanë dorëzuar dorëheqjen e tyre tek zv/ministrja e Shënetësisë, Mira Rakacolli.
Dy ditë më parë kreu i Qeverisë mblodhi në një takim në Kryeministri drejtorët e spitaleve rajonale dhe të institucioneve të shendetit publik, duke i kërkuar që të japin dorëheqjen, pasi i ka kritikuar për mënyrën e menaxhimit të këtyre institucioneve.

