Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore takon përfaqësues të ICITAP

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani priti në takim Zëvëndësdrejtorin e ICITAP Stephen Fields i shoqëruar nga Atasheu i ICITAP në Shqipëri Richard Deasy.

Në fokus të takimit ishin sfidat aktuale në trajtimin e rasteve komplekse, rritja dhe modernizimi i kapaciteteve teknologjike dhe profesionale, si edhe thellimi i bashkëpunimit strategjik ndërinstitucional në fushën e zbatimit të ligjit.

Sulejmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të programit ICITAP, nëpërmjet asistencës së dedikuar për trajnimet profesionale të stafit, veçanërisht trajnimet e specializuara në FBI, mundësimin e pajisjeve të fjalës së fundit dhe vizitave studimore në institucionet homologe, duke e cilësuar si një partner kyç në përmirësimin e praktikave të punës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fjalën e tij Fields, përgëzoi drejtuesin e agjencisë për rezultatet e deritanishme sasiore dhe cilësore, ku gjithashtu vlerësoi edhe përpjekjet dypalëshe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në përputhje me objektivat e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përfundim Sulejmani garantoi një angazhim edhe më të madh në vijimësinë e bashkëpunimit me ICITAP në përmbushje të funksionit të agjencisë drejt rritjes së besimit institucional dhe publik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?