Drejtori i BE për zgjerimin: Kemi shumë pak kohë për të mbyllur reformat

Drejtori i grupit të BE-së për fqinjësinë dhe zgjerimin, Gert Jan Koopman theksoi se duhet ndjekur një ritëm më i shpejtë për të ecur përpara. Gjatë fjalës së tij në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për planin e ri të rritjes, ai u shpreh se duhet që edhe institucionet e pavarura të bëjnë punën e tyre.

“Së pari, udhëheqësit e pranishëm sot, para pak javësh në Shkup, kjo tregon dëshminë për angazhimin tuaj dhe ritmin e shpejtë për të cilin foli komisioneri. Për të ecur përpara, duhet që ky ritëm të jetë i qëndrueshëm dhe të udhëhiqet nga lart, që zbatimi të ndiqet. Së dyti, nuk bëhet fjalë vetëm për udhëheqësit, është përpjekje e të gjithë shoqërisë. Edhe institucionet e pavarura duhet të bëjnë punën e tyre për këto ndryshime përndryshe nuk do t’ja dalim mbanë. Së treti, vënia në zbatim është e vështirë, jo diçka e lehtë.

E vështirë për vendet e rajonit sepse duhet të bëjnë disa ndryshime ambicioze në legjislacion për ta përafruar atë me standartet e BE. E vështirë sepse disa nga vendet dhe nismat duhet të jenë tërësisht funksionale si CEFTA. Edhe ne duhet të jemi krah jush. Pika e katërt, është që ritmi është i lartë por na ka mbetur vetëm një muaj për të përfunduar axhendën e reformave sepse ligjvënësit duhet të miratojnë ligjet e duhura deri në fund të prillit. Cilësia duhet të jetë e lartë, ne na keni krah jush por ora po ecën. Në katër javët në vijim, duhet të kemi një produkt kaq të lartë në mënyrë që fondet të fillojnë të hyjnë në maj”, u shpreh ai.

SHKARKO APP