FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Drejtori i CIA-s në Korenë e Veriut

Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo ka qenë kohët e fundit në Phenian për një takim të fshehte me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, sipas njoftimeve në mediat e huaja.

Takimi, që synonte përgatitjen e bisedimeve të drejtpërdrejta midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un u zhvillua gjatë fundjavës së Pashkëve, pohojnë zyrtarë të paidentifikuar.

Më herët, Donald Trump e kishte lënë të kuptohej se SHBA kanë mbajtur bisedime të drejtpërdrejta në nivele të larta me Korenë e Veriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një takim të zgjeruar dypalësh, shefi i Shtëpisë së Bardhë tregoi se në përgatitje për samitin, “ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me Penianin në nivele jashtëzakonisht të larta, pa përmendur sidoqoftë në emrin liderin koreano-verio, Kim Jong-un. Presidenti tha vetëm se koreano-veriorët “na respektojnë, edhe ne sillemi me respekt ndaj tyre”/tch/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?